Çuçi: Rritem eksportin e lakrës dhe kastravecit

Një ditë pasi i quajti dëngla shqetësimet e tregtarëve dhe importuesve për mungesën e analizave dhe kontrolleve nga AKU për produktet bujqësore, ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ishte në një prej pikave të grumbullimit në Lushnje ku tha se besueshmëria për prodhimet shqiptare konfirmohet nga të dhënat e eksporteve.

Por produktet bujqësore shqiptare nuk mund të eksportohen në të gjithë Europën,  por vetëm në disa vende, përfshirë shtetet e rajonit si Serbia, Mali i Zi, Kosova apo Bosnje Hercegovina. Kjo pasi prodhimet ‘Made in Albania’ nuk përmbushin kriteret më të larta europiane të certifikimit për sigurinë ushqimore, siç është Global G.A.P, një standard i njohur ndërkombëtarisht në fushën prodhimit bujqësor. Kjo certifikatë garanton veç të tjerash pastërtinë e produkteve, përdorimin brenda normave te plehrave kimike, prejardhjen, dhe biodiversitetin

“Po të arrijmë ne të marrim certifikatat e Global G.A.P.-it për produktet tona ne automatikisht do rrisim 30% çmimin e produkteve.”

Televizioni Klan ka ngritur prej javësh shqetësimin për mungesën e kontrolleve te produktet bujqësore dhe praninë e lartë të nitrateve te pjepri dhe shalqini.

Tv Klan