U jep përdoruesve të TikTok muzikë të papublikuar përmes Stemdrop

Producenti  më i famshëm i talenteve në TV është rikthyer. Por këtë herë, ai është fokusuar në rrjetet sociale. Bëhet fjalë pikërisht për Simon Cowell, njeriu që qëndron pas sukseseve duke përfshirë spektaklet  ‘Got Talent’ i cili shihet në mbarë botën, ‘American Idol’ dhe ‘The X Factor’, po shkon drejt TikTok ku beson se superylli i ardhshëm i muzikës në botë mund të jetë në pritje.

Përdoruesit do të kenë akses në këngë të reja pa emër nga producentë të famshëm përmes shërbimit StemDrop. Pas marrjes së secilës këngë, TikTok mund të marrë elementet e saj dhe t’i interpretojë ato në çfarëdo mënyre që ata duan, duke përfshirë zhanre të ndryshme dhe më shumë. Ideja është që ata ta bëjnë muzikën të tyren.

Për Reuters gjatë një interviste ekskluzive Simon Cowell shpjegon:

“Do të keni aftësinë të bashkë-shkruani një këngë me një nga kantautorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Dhe kjo thjesht nuk ndodh në botën reale” .

Ideja është që një këngë t’i jepet platformës që përdoruesit ta përshtatin në çdo mënyrë që ata duan. Emri i këngës nuk është zbuluar, por është shkruar nga ikona e muzikës, Max Martin, i cili ka prodhuar hite për yjet e famshëm nga Pink dhe Britney Spears deri te Bon Jovi, The Weeknd, Backstreet Boys, Ariana Grande dhe Taylo Swift.

“Në qendër të saj ishte një premisë shumë e thjeshtë, e cila ishte një këngë e shkruar për dikë të ri. Dhe me kalimin e kohës, menduam, ne fakt, kjo do të jetë shumë më mirë në një platformë të mediave sociale sesa një shfaqje konvencionale televizive”.

Dhe atëherë pikërisht në atë kohë, TikTok sapo shpërtheu. A do të shkruanit një këngë për botën? Në vend që t’ia jepni këngën tuaj të ardhshme të madhe The Weeknd ose Ariana ose kujtdo tjetër me të cilin po punoni, pse të mos ia japim vetëm komunitetit në TikTok?

Ndryshe nga sipërmarrjet e tjera të mëparshme Coëell, nuk ka asnjë marrëveshje të garantuar rekord, por ai thotë se kjo u jep artistëve aspirues përbërësit për të regjistruar diçka të veçantë që mund të merret nga një zbulues talentesh. StemDrop nis zyrtarisht në TikTok më 26 Tetor.

Klan News