Prokuroria kërkon 126 vjet burg për grupin e “Xibrakës”

Prokuroria kërkon 126 vjet burg për grupin e “Xibrakës”

15:15 20/06/2017

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 126 vite burgim në total për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, i njohur si grupi “Xibraka”.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi konkretisht dënimet, si më poshtë:

1. I pandehuri Ilir Hyseni të dënohet me 14 vjet burgim

2. I pandehuri Genci Xhixa të dënohet me 15 vjet burgim

3. I pandehuri Arjan Dalipi të dënohet me 13 vjet burgim

4. I pandehuri Cesar Avila të dënohet me 14 vjet burgim

5. I pandehuri Valter Moreno të dënohet me 14 vjet burgim

6. I pandehuri Ermal Hoxha të dënohet me 13 vjet burgim

7. I pandehuri Sajmir Batku të dënohet me 15 vjet burgim

8. I pandehuri Gentian Gjonaj të dënohet me 14 vjet burgim

9. I pandehuri Kelmend Dalipi të dënohet me 14 vjet burgim

Hetimet e Prokurorisë:

Në datën 17 Dhjetor 2014, ka mbërritur në Prokurorinë për Krime të Rënda një informacion nga ana e autoriteteve gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Në datën 18 Dhjetor 2014, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal nr.335 për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton e provuar se të pandehurit kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë.

Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.

Prania e kokainës në një sërë lëndësh që ndodheshin të depozituara në enë, shishe qelqi, qese, kontenierë etj, të sekuestruara në magazinë, siç u përshkrua në mënyrë të detajuar më lart, provon plotësisht se në magazinën në Xibrakë ishte ngritur një laborator për ekstraktimin e kokainës nga lënda ku ishte fshehur më parë, me qëllim kalimin me lehtësi të kontrolleve në pikat doganore./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT