31-vjeçari akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionërve Indrit Çela

Griseldo Kusi që akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Çela, ka dëgjuar në seanë konkluzionet përfundimtare të prokurorisë. Organi i akuzës ka kërkuar 21 vite burg për 31-vjeçarin, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta qëlloi me armë Indrit Çelën dukë e lënë të vdekur në vend.  

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar 31-vjeçarit do t’i ulet 1/3 e dënimit. Kjo ngjare ka ndodhur më 22 Gusht të 2019. Në dosjen e prokurorisë thuhet se 26-vjeçari Indrit Çela kishte vajtur për të punuar në shtëpinë e Bujar Kusit babait të Griseldos, që po ndërtonte në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet.

Viktima dhe autori kanë patur debate se ku do të vendosej shkarkimi i tubit të kondicionerit. Në vendin e ngjarjes kanë qenë dëshmitarë edhe dy punëtorë të tjerë. Fillimisht faji për ngjarjen e tentua t’i hidhej një tjetër personi, por pamjet filmike treguan të kundërtën.

Të pandehur në këtë dosje janë edhe Albano e Bujar Kusi vëllai dhe babai i 31-vjeçarit. Ata së bashku me 3 persona të tjerë akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ndërkohë në seancë familjarët e 26-vjeçarit kanë thënë që nuk kanë asnjë pretendim pasi çështjen po e zgjidhin sipas kanunit. Në seancën e radhës në gjykatën penale do të zhvillohet mbrojtja.

Klan News