Ish-numri 1 i Bashkisë Lezhë akuzohet për tjetërsim pronash

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për ish-kryetarin e bashkisë Fran Frrokaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Frrokaj është marrë i penduar në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin dhe përveç dënimit më burg, prokuroria kërkon t’i hiqet e drejta për tre vitet e ardhshme të ushtrojë funksione publike.

Gjithashtu, prokuroria ka kërkuar dënimin me 2 vite burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës të ish-nënkryetarit të Bashkisë Enver Hafizi. Nga ana tjetër pala mbrojtëse kërkon pafajësinë e ish-numrit një të bashkisë së Lezhës me argumentin se prokuroria nuk ka asnjë provë  që ta implikojë atë.

Tv Klan