Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer sot përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kandidatin e koalicionit Aleanca për Ndryshim – Partia Demokratike, Zef Hila.

Në përgjigjen e prokurorisë për KQZ-në, Zef Hila rezulton i pastër dhe mund të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Nuk rezultoi të ketë kryer ndryshime në përbërësit e gjendjes civile të ndryshme nga ato të deklaruara në formular. Nuk rezultoi i dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë vepre penale, nga autoriteti gjyqësor shqiptar.

Nuk rezultoi i dënuar me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor shqiptar, për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë. Nuk rezultoi të ketë qenë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale. Nuk rezultoi të ketë qenë i siguruar me ndonjë masë shtrënguese të sigurisë personale“, citohet në letrën e dërguar për KQZ-në./tvklan.al