Rama: RMV të pranojë propozimin francez




Rama: RMV të pranojë propozimin francez

16:56 30/06/2022

“Vëllezërve maqedonas dhe shqiptarë u them: pranojeni”

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur zgjidhjen e kompromisit të shpallur nga Presidenti francez Emanuel Macron, si një mundësi që i adreson më së miri shqetësimet e të dyja palëve. Në një reagim në rrjetet sociale kreu i qeverisë shqiptare i bën thirrje Shkupit që ta pranojë propozimin e fundit francez pa asnjë rezervë dhe t’i hapë në këtë mënyrë dritën jeshile çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas dhe shqiptarë në MV u them: Pranojeni”.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit ka bërë të ditur se palët në këtë debat kanë arritur një dakordësi politike për të pranuar propozimin francez, ndërsa u shpreh optimist se tryeza e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë do të mbahet javën e ardhshme.

“Ka një dakordësi të plotë mes 27 endeve anëtare të BE për të mbajtur javën e ardhshme Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE. Është një moment i rëndësishëm, kjo pas komunikimeve të disa orësh të parlamenteve anëtare. Dakordësia politike tashmë është arritur dhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare tashmë javën e ardhshme është fakt”.

Më herët ishte Kryeministri Edi Rama ai që paralajmëroi i pari arritjen e një marrëveshje kompromisi mbi bazën e propozimit francezë, teksa publikoi edhe pamje nga negociatat e zhvilluara edhe gjatë samitit të NATO-s në Madrid.

Tv Klan










Të ngjashme