Javad Foroughi që fitoi medalje të artë e quajnë terrorist

Javad Foroughi fitoi medalje të artë në pistoletë me ajër 10 metra. 41-vjeçari iranian bën pjesë në Trupat e Rojeve të Rivolucionit Islamik.

Sipas mediave ndërkombëtare, Foroughi është në listën e terroristëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej vitit 2019. Kjo situatë ka sjellë protesta në drejtim Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

“Si mund të fitojë një terrorist medaljen e artë? Kjo është absurde dhe një budallallëk”, tha qitësi koreanojugor Jin Jong-oh.

Kundërshtime pati edhe nga një shoqatë e krijuar pas ekzekutimit të mundësit iranian Navid Afkari, duke e quajtur Komitetit Olimpik Ndërkombëtar bashkëpunëtor në promovimin e terrorizmit dhe krimeve kundër njerëzimit.

Nga ana tjetër zëdhënësi i CIO-s, Mark Adamas ka thënë që nëse ka prova kundër Javad Foroughi janë të hapur t’i shqyrtojnë.

Tv Klan