Zbulohet dokumenti i Gjykatës së Lartë, i cili mbështet ndalimin e abortit në shkallë kombëtare

E ardhmja e së drejtës për abort po shkakton debate të ashpra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktivistët pro abortit dolën në rrugët e Uashingtonit pasi mediat vendase publikuan një projekt-vendim të Gjykatës së Lartë, që tregonte se shumica e trupës gjyqësore e mbështet ndalimin e abortit në shkallë kombëtare.

Miliona gra në të gjithë SHBA-në mund të humbasin së shpejti të drejtën e tyre ligjore për abort e cila u fitua me vendimin e kësaj gjykate në vitin 1973. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë pritet të nxjerrin një vendim në fund të Qershorit ose në fillim të Korrikut lidhur me këtë çështje.

Disa vajza të reja u ulën para gjykatës, duke mbajtur pankarta të ndryshme në shenjë proteste pas këtyre lajmeve.

Nëse Gjykata Supreme vendos shfuqizimin në mbarë vendin, kjo e drejtë do t’u hiqet grave dhe vajzave pas javës së 15 të shtatzënisë, në 22 shtete federale ku qeverisin republikanët.

Klan News