Për herë të parë në një intervistë televizive, ambasadori i SHBA Donald Lu ka folur për çështje të ndryshme të aktualitetit shqiptar. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Lu u pyet për pagesën në Rrugën e Kombit dhe protestën e qytetarëve të Kukësit. Diplomati amerikan theksoi se të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë, por jo të qëllojnë me gurë policinë dhe të shkatërrojnë e djegin kabinat e pagesës. Po kështu, ambasadori Lu theksoi se as forcat e policisë nuk duhet që të dhunojnë qytetarët dhe as të bëjnë arrestime masive në mes të natës, sikurse ndodhi në Kukës disa orë pas protestës së dhunshme.