Sheshi Nikolla Pashiç i kryeqytetit serb. Janë mbledhur këtu ata që konsiderojnë se për Kosovën nuk duhet të bëhet asnjë marrëveshje. Demokratët e ish kryeministrit e presidenti, Vojisllav Koshtuniça, kanë dalë të vetëm për ta kujtuar presidentin serb, Alleksandër Vuçiç, se çdo firmë e tij në marrëveshje është tradhti.

Në këtë ditë 11 vjet më parë Serbia kishte miratuar një rezolutë ku thuhej se Kosova është Serbi.

Millosh Jovanoviç, Kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë : 

Dikush këtu ka menduar ta tradhtoj, por nuk ka gjeneratë as njeri që mund ta pranoj Kosovën dhe ne nuk do ti lejojmë gjyshërit tanë të na mallkojnë nga varret. Nuk duam të na pyesin fëmijët ku ishit ju kur ndodhi tradhtia?

Pas lutjeve të një prifti ortodoks për ta ruajtur Kosovën ata u nisën drejt oborrit të presidencës së Serbisë për ti thënë më afër Vuçiç se ka në plan tradhtinë. Ata ishin kundër NATO-së dhe Bashkimit Evropian.

Protestuesit thanë se pa Kosovë nuk ka as Serbi. Pas arritjes tek presidenca vazhduan fjalimet. Një nga ta ishte edhe gjenerali që udhëhoqi luftën e Kosovës për forcat serbe.

Bozhidar Delliç, Deputet i Kuvendit të Serbisë :K

osova është baza jonë shpirtërore. Ne nuk ekzistojmë pa Kosovën, ajo është e jona derisa të jetë në zemrat tona.

Një pjesë e këtyre protestuesve kërkuan që Serbia t’i thotë jo Perëndimit dhe ta kthej Kosovën.

Tv Klan