Mijëra iranianë morën pjesë në tubimin, që përkujtoi 39-vjetorin e mësymjes në ambasadën amerikane në Teheran. Por tubimi, këtë herë mori një tjetër sens, atë të protestës kundër rikthimit të sanksionve të ashpra ekonomike të Uashingtonit kundër regjimit iranian.

Në krye të manifestuesve u vu Mohamed Ali Xhafari, komandanti i gardës revolucionare iraniane i bëri thirrje popullit për rezistencë, për atë që ai e quajti si përpjekje të fundit të amerikanëve për të rrëzuar Iranin. Por që edhe këtë herë, sipas tij Uashingtoni do të dështojë.

Donald Trump njoftoi rikthimin e sanksioneve më 5 Nëntor që do të godasin sektorët e financave, energjisë dhe tregtisë detare. Por pritet që efekti i sanksioneve të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek populli iranian.

Masat u hoqën nga administrata Obama sipas marrëveshjes me Teheranin në 2015-ën, nënshkruar edhe nga Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania. Donald Trump e ka quajtur këtë marrëveshje më të keqen në historinë e SHBA-ve dhe të turpshme për amerikanët.

Tv Klan