Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure miratoi pozicionin negociues të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin e Europian. Sipas Majlinda Dhukës, Ministre Shteti dhe Kryenegociatore,  Shqipëria ka bërë progres në rrugëtimin drejt anëtarësimit.

“Në javët që vijnë ne mirëpresim vendimet e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian si dhe mirëpresim Konferencën e Dytë Ndërqeveritare për ëeljen e negociatave për anëtarësim të Bashkimit Europian.”

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka njoftuar miratimin e Udhërrëfyesit për Funksionimin e Institucioneve Demokratike.

Ky udhërrëfyes ka 128 masa. Nuk janë angazhime, por detyra shtëpie që ne për një periudhë 2023-2030 kemi marrë përsipër t’i kryejmë në raport me pozicionin tonë negociues në Bashkimin Europian.

Të pyetur nga gazetarët nëse mungesa e opozitës në komsione dhe situata politike në vend ndikon në procesin e intergimit minisitrat dhanë këtë përgjigje.

“Sa i përket opozitës dhe pozitës në Shqipëri janë bashkë sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian. I kanë marrë bashkë këto vendime të rëndësishme pavarësisht nga situatat.”

“Pozicionin e qeverisë shqiptare në raport me një rrugë pa kthim që është rruga e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, rruga tjetër është rrugë pa kthim por edhe një rrugë pa krye. Unë nuk mendoj që hallet dhe sfidat e Shqipërisë dhe shqipatëreve zgjidhen me mosbindje civile ndaj drejtësisë.”

Tryeza e dytë ndërqeveritare për çeljen e negociatave pritet të mbahet më 15 Tetor.

Klan News