Lajme Arkiva – Tv Klan 2001

Partia Socialiste nuk e ka refuzuar ftesën e Partisë Demokratike për dialog, por këmbëngul që kompromisi për problemet e përgatitjeve të zgjedhjeve parlamentare të kryet brenda institucioneve ku merren vendimet ligjore. Sekretari organizativ i PS, Petro Koçi tha, se variantet e paraqitura deri tani nga opozita, bllokojnë procesin zgjedhor sepse bie ndesh me Kushtetutën.

Petro Koçi:- “PD po hedh në tregun e politikës në tregun publik, variante bllokuese, jo vetëm të dialogut, por variante që duan të bllokojnë vendim-marrjen e institucioneve, në emër të gjoja investimit për të siguruar zgjedhje të lira. PD vazhdon që të shmang rolin e institucioneve shtetërore dhe të pushtetit në Shqipëri, përfshi dhe institucionet ku ajo bënë pjesë vetë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame