PSG ‘dashurohet’ me barazimin


PSG ‘dashurohet’ me barazimin

11:59 05/12/2021

Kampionet e Francës ndajnë pikët me Lens, Messi inekzistent në fushë

PSG dështon të marrë sërish fitoren në kampionat. Kampionët në fuqi të Francës regjistruan barazimin e dytë radhazi me shifrat 1-1, këtë herë nga Lens. Surpriza e kampionatit francez këtë sezon kaloi në avantazh me një supergol të Fofana, i cili përfitoi edhe nga një gabim amatoresk i Navas.

Trajneri Poketino ndërhyri nga stoli për të ndryshuar fatet e sfidës, duke aktivizuar mes të tjerësh, Mbappe dhe Vijnaldum. Holandezi ekzekutoi me mjeshtëri një krosim nga Mbappe për të realizuar golin me vlerën e një pikë.

PSG e dërgon kështu në 13 pikë distancën me ndjekësin më të afërt Marsejën, me këto të fundit që kanë edhe një sfidë më shumë për të luajtur.

Klan News








Të ngjashme