Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, u vra më 17 Nëntor 2020 në një lokal në zonën e Bradasheshit në Elbasan. Nuredin Dumani, së bashku me Besmir Xhixhën dhe Enver Divën, janë akuzuar për vrasjen e Bujar Çelës.

Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, ka rrëfyer vetë se si e kreu këtë krim. Por përpara vrasjes ai kishte furnizuar me karburant makinën e vjedhur Mercedes që përdorte.

Për herë të parë, gazetari Spartak Koka ka publikuar në emisionin Opinion në Tv Klan foton e Nuredin Dumanit duke furnizuar makinën me karburant. Personi në foto është punonjësi i karburantit, ndërsa brenda mjetit vetë Nuredin Dumani.

Ky i fundit ka paguar me një kartëmonedhë 50 Euro, dhe pikërisht nga kjo kartëmonedhë hetuesit zbuluan Dumanin. Në kartëmonedhën 50 Euro, përmes ekspertizës shkencore, u zbulua shenja e gishtit të dorës së majtë të Dumanit.  /tvklan.al