Punëtorët e “Amazon” po organizojnë grevë në Mbretërinë e Bashkuar kundër gjigantit online. Nga magazina e “Amazon” kanë dalë rreth 300 punonjës për të kundërshtuar atë që e quajtën një rritje page të papërfillshme rroge prej 5% në 10,50 £ në orë.

Punonjësit thanë për BBC se kushtet e punës në “Amazon” ishin shumë të vështira duke pretenduar se monitoroheshin vazhdimisht dhe marrin qortime për pushimet e shkurta që zgjasin vetëm disa minuta.

Nga ana tjetër, “Amazon” tha se ka një sistem që njeh performancë të shkëlqyer. Një zëdhënës tha se “gjithashtu inkurajon trajnimet për të ndihmuar punonjësit të përmirësohen nëse nuk po përmbushin qëllimet e tyre të performancës”.

Dy punëtorë të “Amazon” thonë se robotët në magazinë “trajtohen më mirë se ata”.

Darren Westwood dhe Garfield Hilton u shprehën për BBC-në se edhe për minutat në tualet, menaxherët iu kërkojnë llogari.

“Ata pastaj do t’ju pyesin “çfarë po bënit?”, tha Hilton.

Në foto: Punëtorët e Amazon, Garfield Hilton (majtas) dhe Darren Westwood (djathtas) në grevë për pagën

Ata thanë se menaxherët ndjekin performancën e stafit dhe koha që nuk shpenzohet për skanimin e artikujve llogaritet për pagesën. Punëtorët në depon e Coventry skanojnë stokun që dërgohet në qendrat e përmbushjes së Amazon, për t’u dërguar te konsumatorët.

Westwood dhe Hilton thanë se disa kolegë po punonin 60 orë në javë për të përballuar koston e jetesës.

Kujtojmë se Amazon do të shkurtojë 18,000 vende pune pasi uli kostot./tvklan.al