Një marrëdhënie që nisi si një miqësi mes një çifti dhe një femre, tashmë ka përfunduar në një martesë treshe… madje në pritje dhe të fëmijës së tyre të parë.

Brandon Tidd, 34 vjeç, nga Oregon dhe gruaja e tij Elizabeth, 23 vjeçe, u takuan me Shannon, 30 vjeçe, nga Ohio, në internet përmes një faqeje që ata drejtonin, duke u bërë shumë shpejt miq.

Por ndërsa miqësia e tyre vijonte, çifti mendoi si një mundësi të mirë për shoqen e tyre që të shkëputej nga familja e saj dhe të jetonte me ta, duke fituar kështu pavarësinë nga familjarët.

Gjatë kësaj bashkëjetesë treshe, ndërsa po luanin lojën “Thuaj të vërtetën ose guxo”, dy gratë i dhanë një puthje njëra tjetrës si pjesë e dënimit, të gjendura edhe nën efektin e alkoolit. Ditën tjetër kuptuan që ajo puthje nuk ishte “ndëshkim”, pasi e kishin shijuar.

Kështu nisi dhe kthesa në marrëdhënien e tyre miqësore, duke kaluar në një raport intim mes dy femrave dhe 34-vjeçarit, të cilit i pëlqeu ideja.

Në vitin 2018 Brandon dhe Elizabeth i propozuan Shannon për martesë dhe kjo e fundit pranoi duke u bërë kështu zyrtarisht pjesë e familjes së tyre. Pak kohë më pas Elizabeth mbeti shtatzënë. Lajmi i gëzuar për ta nuk mund të mbetej me kaq… duke vendosur që të tre së bashku të martohen.

Çifti ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe në mediat britanike, duke marrë dhe shumë komente paragjykuese për këtë familje që kanë zgjedhur të ndërtojnë. Megjithatë vetë ata shprehen shumë të lumtur dhe të qetë.