Presidenti rus Vladimir Putin ia del që gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes. Në prag të Ditës Kombëtare të Marinës Ruse, kreu i Kremlinit lundroi me një mjet të veçantë ujor, që njihet si batiskaf, rreth 180 kilometra në ujërat e Gjirit të Finlandës për të inspektuar nga afër rrënojat e një nëndetëseje sovjetike. 

Së bashku me një ekip zhytësish, ata u futën rreth 50 metra nën det. Në nderim të 40 viktimave të nëndetëses, ata vendosën një pllakë përkujtimore me emrat e mbishkruar të secilit pjesëtar.

“Në tokë ka shumë probleme, ndaj për t’i zbutur ato ndonjëherë na duhet të ngjitemi lart në qiell ose të zbresim poshtë nën det. Është detyra ime të vizitoj vendet ku dhe si punojnë qytetarët apo specialistët tanë, që të kuptoj se çfarë i shtyn të zgjedhin këtë rrugë në jetë”, tha Putin.

Mjeti i cili u zbulua vetëm vitin e kaluar dhe mendohet se u fundos gjatë Luftës së Dytë Botërore si pasojë e kontaktit me një minë deti.

Klan Plus