Një 31-vjeçar është qëlluar me gotë xhami në fytyrë natën para martesës së tij, por ia doli të shoqërojë të dashurën e tij në altar.

Ish-security Scott Richards pësoi 14 qepje në fytyrë pasi një dhunues gjysmë-nudo e qëlloi me gotë qelqi në fytyrë.

Mjekët shpenzuan të gjithë natën duke i hequr gastaret nga fytyra dhe sytë. Nën efektin e ilaçeve, Richards ia doli të kurorëzohej në martesë me të fejuarën e tij, Adele.

Ajo më tha se ishte shumë e lumtur që unë isha aty dhe se po martohej me mua për atë kush jam si njeri, jo për paraqitjen time.  Duhej të ishte dita më e lumtur e jetës sime, por kur shikoj pas kujtohem që një natë më parë u qëllova me gotë në fytyrë.

Richards tregon edhe tmerrin kur u mbulua në gjak pasi u qëllua në një lokal në Ashford, Kent, të Britanisë së Madhe.

Po qaja. Gjithçka që mendoja ishte se nuk do të martohesha. Djallosa gjithçka.

Bashkëshortja e tij 34-vjeçare thotë se Scott tashmë është një person tepër më i kujdesshëm pas incidentit. “Tani është shumë më i kujdesshëm dhe shqetësohet në vendet e zhurmshme./tvklan.al