Një 37-vjeçar shqiptar i arrestuar në Francë për llogari të autoriteteve të vendit tonë, është ekstraduar në Shqipëri nga Parisi.

37-vjeçari Shpëtim Kraja ka masën e sigurisë arrest në burg në mungesë të dhënë në vitin 2022 Gjykata e Kurbinit për vrasje të punonjësve të policisë të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, vjedhje të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe mosbindje ndaj ushrit të punonjësit të policisë.

Më 14 Janar 2022, 37-vjeçari qëlloi me kallashnikov në fshatin Arrameras në drejtim të dy policëve të Komisariatit Nr.6. Këta të fundit i bënë shenjë që të ndalonte makinën pasi lëvizte së bashku me 2 persona të tjerë, me një automjet tip “Benz”, të vjedhur në Vorë.

37-vjeçari akuzohet gjithashtu si bashkëpunëtor për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera.

/tvklan.al