Qeni që u shpall si më i gjati në botë ka ngordhur në më pak se dy javë pas shpalljes së rekordit.

Kevin, një danez i madh 3-vjeçar nga West Des Moines, Iowa fitoi titullin e qenit më të gjatë në botë. Lajmi u njoftua nga rekordet Guinness më 13 qershor ndërsa qeni ngordhi këtë javë pasi u sëmur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pronarët e tij, Tracy dhe Roget Wolfe, ndihen “të shkatërruar” nga kjo humbje. “Familja jonë ndihet e  shkatërruar për Kevin. Ishte qeni gjigant më i mirë”, tha Tracy për qenushin i cili mori vëmendje të  madhe ditët e fundit.

Jemi shumë të lumtur që ai ia doli të thyente rekordin  dhe të kishte vëmendje. Ai e adhuronte vëmendjen. Do të doja që të të gjithë këta qen të mëdhenj dhe të gjithë qentë, të jetonin më gjatë. Koha s’mjafton kurrë”, tha Tracy.

Edhe pse qeni arrinte 0.97 metra gjatësi, ‘tmerrohej’ prej diçkaje të padëmshme: fshesa me korrent. Pronarja e tij ishte shprehur se “nuk i afrohej as një metër, kërcente dhe largohej prej saj”./tvklan.al