Fitorja me Laçin javën e kaluar ka motivuar më shumë lojtarët e Skënderbeut.

Trajneri i skuadrës korçare, Ivan Gvozdenoviç, gjithsesi kërkon që t’i mbajë me këmbë në tokë futbollistët që do të luajnë të dielën në kryeqytet ndaj ndaj Tiranës. 

“Nga aspekti motivimit dhe ana psikologjike është diçka e mirë. Ne jemi me këmbë në tokë, pasi kemi një ndeshje të vështirë në fushën e Tiranës, por jemi gati”.

Gvozdenoviç tha se Albi Doka i ardhur së fundi te korçarët nuk është gati që ta nisë nga minuta e parë, ndërsa grupi është i plotë.

Diferenca mes Skënderbeut dhe Tiranës është vetëm 1 pikë.

Bardheblutë në 6 javët e para të kampionatit kanë vetëm barazime dhe ndaj skuadrës korçare që jashtë fushe nuk ka marrë asnjë pikë do të kërkojnë fitoren e parë.

Tv Klan