Ervin Salianji ka reaguar pas 24 orësh nga momenti i transferimit në burgun e Fierit, për të vuajtur dënimin me një vit burg të caktuar nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Salianji ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë, ndërsa shprehet se ka të gjitha energjitë për të dalë triumfues në këtë betejë.

“Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falenderime nga zemra”, shkruhet ndër të tjera në rrjetin social të Salianjit.

Vlen për t’u theksuar se nga momenti që Ervin Salianji ndodhet në burgun e Fierit, menaxhimi i rrjeteve të tij sociale bëhet nga persona të besuar, pra nuk ka postuar ai vetë nga burgu pasi është e ndaluar përdorimi i telefonave.

Tv Klan