Qeveria Kurti realizoi 47,6 % të planit strategjik

Qeveria Kurti realizoi 47,6 % të planit strategjik

17:20 09/08/2022

Monitorimi nga qendra FOL, nga 98 mbajti vetëm 46 aktivitete

Qeveria e Kosovës ka realizuar vetëm 47,6 përqind të planit vjetor për gjashtë muaj. Nga mbi 2 mijë aktivitete sipas një hulumtimi të lëvizjes Fol rezulton se ministritë kanë realizuar vetëm 983 prej tyre.

“Nga 2063 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore, janë realizuar 983 aktivitete, ndërkaq 1080 kanë mbetur pa u realizuar”.

Zyra e Kryeministrit  në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional për periudhën Janar – Qershor 2022, nga 98 aktivitete ka realizuar 46 nga këto aktivitete.

Ministritë të cilat kanë parashikuar një numër më të madh të aktiviteteve janë ajo e Kulturës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ndërsa Ministria për Komunitete dhe Kthim kishte parashikuar vetëm 8 aktivitete.  Sipas kësaj qendre vetëm Ministria e Mbrojtjes nuk iu përgjigj këtij monitorimi.

Tv Klan





Të ngjashme