Përbërësit:

300 gr karkaleca

100 gr bukë e grirë

40 gr borzilok

40 gr majdanoz

30 gr gjalp

3 vezë

1 gotë qumësht

https://youtu.be/MuZKWNV7MYg?t=6m40s

Përgatitja:

Në një tenxhere skuqim karkalecat e grirë imët me vaj ulliri, trumzë dhe i shuajmë me konjak. Në to shtojmë edhe kripë dhe piper. Pasi i skuqim, i hedhim në një tas ku shtojmë gjethe borziloku dhe majdanozi të shtypura, gjalp, bukë të grirë dhe një kokërr vezë. I përziejmë të gjitha bashkë dhe më pas i bëjmë forma rrumbullake. I lyejmë me miell, vezë dhe bukë të grirë dhe më pas i skuqim në vaj kikiriku.

Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”./tvklan.al