Përbërësit:

-300 gr domate

-250 gr ricotta

-100 gr selino

-70 gr bukë e grirë

-50 gr djath parmixhano

-20 gr majdanoz

-3 karrota

-1 qepë

-1 vezë

-kripë

-piper

-vaj

https://youtu.be/cDUqiI6UBVc?t=9m36s

Përgatitja:

Fillimisht vendosim mbi sobë një tenxhere me vaj që të nxehet. Në një tjetër tenxhere hedhim rozmarinë, hudhra dhe vaj ulliri, i skuqim të gjitha bashkë për pak minuta dhe në to shtojmë selinonë dhe karrotat dhe më pas domatet. Pasi i skuqim, shtojmë edhe një tabletë pule dhe pak ujë dhe i lemë të ziejnë.

Në një tas hedhim gjizën, në të shtojm, kripë, piper, një kokërr vezë, bukë të grirë dhe majdanoz. I përziejmë të gjitha produktet bashkë dhe më pas i bëjmë në formë sferash, i bëjmë me miell, vezë dhe galetë dhe i skuqim. Salcën e domates e hedhin në mikser derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Në një gotë të shkurtër vendosim salcën dhe në një “kosh” të vogël vendosim qoftet e gjizës për t’i servirur.

/tvklan.al