Qumështi i lopës konsiderohet si një ndër pijet më të shëndetshme dhe shumë e pinë atë të ftohtë dhe të papërpunuar. Një hulumtim i fundit i kryer në Universitetin e Kalifornisë ekzaminoi më shumë se 2000 mostra qumështi, përfshirë qumështin e papërpunuar dhe qumështin e pasterizuar.

Studimi zbuloi se pirja e qumështit të papërpunuar mund të çojë në sëmundje të shumta dhe mund të jetë gjithashtu një burim i infeksionit bakterial në trup.

Qumështi i papërpunuar ka përqindjen më të lartë të mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve, kur lihet në temperaturën e dhomës.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve çdo vit, gati tre milion njerëz zhvillojnë një infeksion rezistent ndaj antibiotikut dhe më shumë se 35,000 njerëz vdesin.

Studiuesit u shprehën se ky studim nuk ka për qëllim të frikësojë njerëzit, përkundrazi t’i edukojë ata. Sipas tyre, çdo individ që do të konsumojë qumësht të papërpunuar duhet ta mbajë atë në frigorifer, për të minimizuar rrezikun që ajo të zhvillojë baktere sepse problemet me shëndetin mund të jetë vërtet shumë të mëdha./tvklan.al