Qytetari kërcënon me hedhje nga lartësia nëse nuk nënshkruan kontratë pune



Qytetari kërcënon me hedhje nga lartësia nëse nuk nënshkruan kontratë pune

10:21 12/05/2021

Zbret pas negociatave me policinë

Nuk ka zgjatur shumë gjatë kërcënimi që një person ka bërë se do të hidhet nga lartësia në qendër të Tiranës. Një i ri hipi tek skelat e Muzeut Historik Kombëtar dhe tentoi të hidhej nga lartësia.

Klan News raportoi se qytetari kërcënonte me hedhje nëse nuk i sigurohej nënshkrimi i një kontrate pune. Policia tha se po negociohej për zbritjen e tij.  

Siç duket, në pamje qytetari dukej i qetë ndërkohë që po komunikonte në telefon. Ai ka qëndruar disa minuta në skelë dhe më pas ka zbritur vetë falë negociatave. Policia thotë se po punon për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij. Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al







Të ngjashme