Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ndërtimet pa leje dhe pa projekte urbanistike, kanë shkaktuar në qytetin e Fierit, probleme në shkarkimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Ato janë ndërtuar nga viti 1960 dhe përbëjnë një rrjet të konsumuar në këtë qytet. Mirëpo nuk janë vetëm këto arsyet e shkatërrimit të rrjetit të kanalizimeve në qytetin e Fierit. Përball kësaj gjendje, kanë reaguar banorët të cilët kanë dhënë alarmin se ujërat e zeza, mund të shkaktojnë përzierje me rrjetin e ujit të pijshëm./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame