Rama flet nga Forumi i Davosit për negociatat

Posta

Rama flet nga Forumi i Davosit për negociatat

19:46 08/11/2019

BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ne kemi nevojë për BE

Nga Gjeneva ku merrte pjesë në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama foli për mosdakordësinë për çeljen e negociatave të Këshillit Europian. Ai pati një mesazh për liderët e vendeve skeptike.

“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ne kemi nevojë për BE. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes. Ne nuk e nisëm këtë proces sepse dikush në Berlin, në Paris, apo në Bruksel na detyroi, por e nisëm sepse ishte saktësisht ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë e fëmijëve tanë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë për ta”, tha kryeministri.

Rama theksoi vendet që aspirojnë integrimin në Bashkimin Europian ndihen në udhëkryq për sa i përket këtij procesi.

“Në këtë moment ndihemi si një varkë në mes të detit pasi na e kanë marrë me forcë busullën. Ndërsa flasim nuk kemi më mundësi të dimë çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë pasi është e qartë që natyra e vendimeve të KE është më shumë e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE sesa nga çfarë bëjmë apo nuk bëjmë ne. Përcaktohet më shumë nga sesa ata duan të jetë apo të mos jetë BE sesa nga çfarë duan të bëjmë apo të mos bëjmë ne”, tha Rama.

Rritja e bashkëpunimit rajonal shtoi Rama është një mënyrë për të shmangur pasojat negative që sjell ky vendim i verbër sipas tij.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT