PD: Rama gënjen për koalicionet parazgjedhore

Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe një herë sot qëndrimin e mazhorancës për të mbështetur listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme. Kreu i qeverisë ka publikuar një video duke u shprehur se hapja e listave përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive.

“Ne do të hapim listat sepse Partia Socialiste do atë që duan qytetarët”, thotë Rama në komentin e tij.

Kësaj deklarate i është përgjigjur Partia Demokratike me anë të një tjetër videoje ku shprehet se Rama gënjen kur deklaron se koalicionet parazgjedhore nuk do të ndalohen.

Demokratët thonë se heqja e koalicioneve me një ndërhyrje të njënashme në Kushtetutë është prishje të marrëveshjes së 5 Qershorit.

Tv Klan