Kreu i qeverisë u përgjigjet kritikave për Rilindjen urbane

Rritja e çmimeve për shtëpitë dhe hotelet në Vlore brenda pak viteve, për kryeministrin janë treguesi më i qartë se investimet në këtë qytet kanë dhënë rezultate.

Por ekonomitë e qyteteve dhe vëmendjen e turistëve sipas Ramës e sjell padyshim dhe pastërtia por dhe fasadat e bukura, duke i kthyer përgjigje akuzave për projektin e Rilindjes Urbane.

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, i ftuar në të njëjtin event me kryeministrin “Drejt të ardhmes: Qyteti im, shtëpia ime”, vlerëson aftësitë e qytetarëve të parë, tek mënyra si përballojnë krizat që prekin qytetet e tyre.

Zv/kryeministri ndalet tek impakti ekonomik dhe tek punësimi, që kanë investimet në urbanistikë.

Në konferencën ndërkombëtare  ku ishin të ftuar kryebashkiakë të vendeve fqinje si Italia, Greqi, Mali Zi e Kosova mungoi  kryebashkiaku i Vlorës që nuk kishte marrë një ftesë, pavarësisht se aktiviteti u zhvillua në qytetin që ai drejton.

Tv Klan