Kryeministri Edi Rama ka thënë sot e Policia e Shtetit ka shfarosur fenomenin e kultivimit masiv të kanabisit. Teksa ka thënë se ky ka qenë një aksion që ka nderuar policinë, të bëjnë të njëjtën gjë dhe me ndërtimet pa leje.

Kreu i qeverisë po ashtu ka kritikuar policët për lejimin e ndërtimeve pa leje në zonat turistike dhe ndalojnë punimet që bëjnë fshatarët në majë të malit.

Kjo është policia e shtetit që shfarosi fenomenin e kultivimit masiv të kanabisit. Është e njëjta polici, nuk erdhi nga Hëna. Pse mos të bëhet për një fenomen që është shumë më i lexueshëm. Nuk bëhet fjalë për fusha të mbjella nëpër male, por është një gjë që shihet nga të gjithë.

Pse u bëka për një fshatar në majë të malit dhe të mos bëhet për atë që ndërton në breg të detit“, tha Rama./tvklan.al