rama-obamaTakimin kokë më kokë që pati me Presidentin amerikan Barak Obama, Kryeministri shqiptar Edi Rama e veçoi nga takimet e tjera që po zhvillon gjatë samitit 2-ditor të NATO-s në Uells.

Përpara gazetarëve kreu i qeverisë shqiptare tha se Konferenca e Berlinit për Ballkanin vazhdon të ketë jehonë, parë kjo edhe në bisedimet me përfaqësuesit më të lartë të Turqisë, Greqisë dhe Italisë.

Kyeministri Rama pranon se pjesë e bisedës me Kryeministrin Samaras ka qenë dhe çështja e minoriteteve pas ndarjes së re territoriale dhe që sipas Ramës do të sjellë përfitime për të gjitha palët.

Kryeministri premton se ka vullnet për zgjidhjen edhe të temave të tjera të nxehta me Athinën si ndarja e kufijve detare apo ligji i luftës.

Kryeministri shqiptar tha se në qendër të takimeve është vënë edhe diskutimi për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve, në kuadër të luftës kundër terrorizimit, një prej temave kryesore në tavolinën e përfaqësuesve të NATO-s pas krizës në Irak dhe Siri.

Tv Klan