Rama: Kush prish zgjedhjet, në listën e zezë të SHBA e BE – TV KLAN

Rama: Kush prish zgjedhjet, në listën e zezë të SHBA e BE

Kandidatët të bëhen gati të nisin fushatën

Edi Rama mblodhi 61 kandidatet socialistë për kryetar bashkie dhe ju tha se duhet të nisin fushatën për zgjedhjet e 30 Qershorit, datë që sipas tij nuk preket. Më e rëndësishme se pjesëmarrja për Edi Ramën është mbarëvajtja e tyre.

Për ata që guxojnë të prekin ligjin duke penguar zgjedhësit të votojnë lajmëron se do të përfshihen në listën e zezë të BE dhe SHBA.

Për Edi Ramën zgjedhjet e 30 Qershorit janë të rëndësishme për politikën shqiptare për të kuptuar se nuk ka më marrëveshje që mund të shkelin dhe mbi Kushtetutën.

Tregon përse nuk funksioni marrëveshja e plotë 2 viteve më parë.

Dhe diversionin për të treguar se PD vazhdon ta drejtojë Sali Berisha e përsëriti disa herë në fjalën e tij.

Edi Rama mendon se socialistet kanë qenë gjithmonë ata që në politikën shqiptare i kanë hapur rrugën kundërshtarëve të tyre demokratë madje edhe me kosto të larta për ta.

Po aq sa zgjati pjesa e hapur për mediat zgjati dhe pjesa e mbyllur e takimit ku Rama i porositi kandidatet të ruajnë qetësinë në fushatë të mos provokohen.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTë gjithaVideo
1 Koment
  • jaku
    18 Maj 2019 at 19:22
    Përgjigju

    KRYEMINISTRIT EDI RAMA
    JENI PATROTI I VERTETE I VENDIT
    PER FAT TE KEQ KULTURA JOTE ESHTE SHUM E LARTE SE JNEREZIT QE KE PER RRETH
    OPOZITA ESHTE KRIMINELE DHE TREGON ME FAKTE
    TE KUJTOJ TI TREGOSH SHQIPTAREVE HISTORINE E TE MADHIT ,,SOKRATE..
    SOKRATIN E DENUAN ME VDEKJE DHE SHOKU I TIJ I NGUSHTE I THA QE TE ARRATISEI NGA QELIA
    POR PERGJIGJA E SOKRATIT QE ::NE ASNJE MYNYRE ,SEPSE PO TA BEJ DO TE JEME NJE PRECEDENT PER TE TJERET.
    PRA ZOTI RAMA JU JENI NE TE NJEJTEN SITUATE
    POR KETE RRADHE PER KRIJIMIN APO VDEKJEN E SHTETIT SHQIPTARE
    KETE GJE NUK E KUPTOJNE AS GAZETARET TANE ,,QE ME TE DREJTE I THUA ,,KAZANI,,TURP PER MEDIAT QE KEMI
    KULTURA E MEDIAVE SHQIPTARE ME KRIMINELE SE OPOZITA,,JU UROJ NGA ZEMRA PUNE TE MBARE PER SHQIPERINE QE DUAM

  • Përgjigju

    *

    *





    Emisione