Emigrantët të investojnë në agroturizëm

Ditën elektorale edhe pse ishte në Kolonje Edi Rama e nisi me të parin e listës së qarkut të Kukësit, kandidatin për Tropojën, aktorin Petrit Malaj. Në komunikimin telefonik i përsërit porositë për votuesit e kësaj zone.

“Duhet t’ua bësh të qartë që është votë për punët e jo për ne. Duhet luftuar ai tifozllëku absurd”.

I gjithë përqendrimi te inspektimet dhe takimet me sipërmarrës e qytetarë në zonën e Përmetit e Tepelenës ishte zhvillimi i turizmit.

“Ideja është që të zgjerojmë pellgun”.

Thirrja për emigrantët është të vijnë për të investuar në agroturizëm.

“Të gjithë emigrantët të kthejnë sytë nga shtëpitë e gjyshërve, e të bëjnë struktura mikpritëse”.

Në bashkëbisedim me gratë sipërmarrëse në Përmet si dhe pronarë të bujtinave nga i gjithë qarku i Gjirokastrës sërish siguron mbështetje për ata që investojnë në agroturizëm, ndërsa rendit të gjithë investimet që janë bërë për të lidhur zonat malore të Labërisë e Tepelenës me bregdetin jonian.

“E provove pse Ali Pashai e ngriti kalanë aty”.

Duke shkëmbyer batuta me kryebashkiakun e Tepelenës nuk mungon dhe ironia për Lulzim Bashën.

“Ajo është mrekullia e natyrë, po të themi se e kemi dhëndër Lulin këtu lart”.

Tv Klan