Në selinë e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur koordinatorët e qarqeve të veriut të vendit.

Mësohet se në qendër të takimit ka qenë konstituimi i këshillave të qarqeve.

Rama ka kërkuar që të afrohen njerëz me integritet ndërsa kryetarëve të rinj të bashkive të bëjnë kujdes me lëvizjet në administratë për të mos pasur asnjë shkarkim të pajustifikuar dhe çdo largim të motivohet me arsye konkrete.

Një tjetër porosi e Ramës ka qenë që të mos largohet asnjë grua nga bashkitë që deri dje qeveriseshin nga e djathta.

Tv Klan