Rama me gratë sipërmarrëse në Përmet: Skemë të re për t’i mbështetur



Rama me gratë sipërmarrëse në Përmet: Skemë të re për t’i mbështetur

14:49 07/04/2021

Kryeministri: Investime në infrastrukturë për zhvillimin e turizmit dhe zonës historike

Vizitën në Përmet kryeministri Edi Rama ia dedikoi zhvillimit të turizmit, nga ku premtoi investime në infrastrukturë, për ta bërë qytetin më lehtë të aksesueshëm.

“Dua të përsëris se ka një rëndësi strategjike jo vetëm për Përmetin dhe Korçën, por për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në të gjithë këtë pellg duke dhënë dhe e marrë në mënyrë që të diversifikohet oferta dhe kur shkon në Korçë të ketë mundësi të kalojë edhe këtej, të shohë Tepelenën, Gjirokastrën, të shohi Kolonjën”, u shpreh Rama.

Ndërsa për gratë sipërmarrëse Rama premtoi përfshirjen në një skemë të re të qeverisë.

“Kemi punuar me disa paketa të reja dhe do t’i lançojmë së shpejti për rrjetet e dyqaneve të grave sipërmarrëse. Në mënyrë që produketet tuaja të fillojnë të dalin përtej shtëpisë dhe të shkojnë nëpër dyqane të dedikuara”, tha Rama.

Kryeministri inspektoi dhe punimet e ujësjellësit, nga ku përsëriti premtimin për ujë 24 orë brenda vitit 2022.

Klan News







Të ngjashme