Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur Presidentit Ilir Meta ditën e sotme, i cili tha se është “Presidenti nuk është vetëm komandant i FA-së, por është ushtar i parë i Republikës”.

Rama thotë se Meta është thjesht komandant i LSI-së ndërsa sipas Kushtetutës ai nuk komandon asgjë, por mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin apo degradimin.

“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin”, tha Rama.

Presidenti ishte shumë i ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama këtë të hënë teksa tha se “Ndërsa atij zotërisë (Ramës) i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegović kur e morën peng. Thuaji popullit tënd që “jam peng” dhe vazhdo punën tënde. Sepse këtë popull e këtë komb nuk e merr askush peng në këtë qiell e mbi këtë tokë”./tvklan.al