Edi Rama duket i vendosur se nuk do ta mbyllë karrierën e tij si Kryeministër në mandatin e tretë. E për të punuar për 2 garat e ardhshme elektorale, atë lokale të 2023 dhe zgjedhjet parlamentare të 2025 ai mendon si një riorganizim tërësor i Partisë Socialiste do ndihmonte.

Para Asamblesë Socialiste, veç qeverisë së re ai prezantoi dhe ekipin e ri drejtues të partisë.

Edhe pse më i votuar në zgjedhjet e 25 Prillit, Kryeministri ka vendosur që t’i heqë Taulant Ballës detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë dhe t’ia besojë këtë Damian Gjiknurit, të cilit i lë 100 ditë kohë të japë rezultatet e para të riorganizimit.

Organizimin një detyrë e rëndësishme për çdo forcë politike ia beson Blendi Klosit që rikthehet në këtë detyrë pas afro 5 vitesh. Ndryshon dhe përbërja e sekretariateve të tjera: Digjitalizimi i besohet Etien Xhafajt, Burimet Njerëzore, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Sekretare për Gruan, Romina Kuko për organizatat ndërkombëtare dhe Sekretari për Rininë Bojkena Basha.

Drejtuesit politik do të ndërrojnë qarqet dhe Rama propozon që të emërohen kryetar të partisë për qarqet.

Veç Sekretarit të Përgjithshëm, Gjiknuri i merr dhe drejtimin e qarkut të Elbasanit Ballës, i cili zhvendoset në Fier, Erjon Veliaj në Tiranë, Ardian Çela në Durrës dhe Niko Peleshi në Korçë, të vetmit që rikonfirmohet, Çuçi shkon në Berat e Klosi merr Lezhën, Ahmetaj merr drejtimin e Vlorës, Edona Bilali të Shkodrës, Spiropali në Kukës, Ulsi Manja në Dibër, Kumbaro në Gjirokastër.

Ajo që bie në sy është rikthimi i Ditmir Bushatit në listën e të përzgjedhurve të kryeministrit, që e propozoi jo vetëm për të qenë anëtar kryesie, por dhe si këshilltarin e tij, së bashku me Servet Pëllumbin e Ethem Rukën, për të ngritur Akademinë Politike.

Në fjalimin e tij, më shumë se për punët që do të bëhen në 4 vite në qeveri, Rama foli gjatë për sesi vetëkënaqësia nuk duhet të shkatërrojë këtë forcë që arriti të marrë për herë të parë në 30 vite një mandat të tretë. E si shembullin që nuk duhet të jetë sjell partitë e tjera.

Për kryesinë e re, vetë Rama propozoj 10 kandidatura për 6 vende për burrat, pjesa më e madhe të njohur si xhaketat e vjetra të PS. Ndërsa si anëtare për 6 poste nga gratë në kryesi. Kryesia e re do të dalë pas votimin nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare.

Tv Klan