30-vjetorin e eksodit të mijërave shqiptareve që me anije lanë vendit për të kërkuar ëndrrën në brigjet italiane, autoritet bareze kanë zgjedhur ta kujtojnë duke bërë pjesë dhe Kryeministrit shqiptar dhe ministrin e Jashtëm Italian, Luigi Di Maio.

Kryediplomati Italian e gjeti me vend të kërkoj nga BE të hap sa më parë negociatat për Shqipërinë.

“Evropa duhet të tregohet në lartësinë e aspiratave të shqiptarëve”.

Ndërsa kryeministri Rama veç memoriës dhe falënderimeve për ndihmën e dhënë në 30 vite, kërkoi nga Italia mos të lërë pas dore dhe çështjen e njohjes se patentave.

“Kujdesuni për çështjen e patentave shqiptare në Itali sepse kanë mbetur në korridoret e burokracisë italiane”.

Vizita e kryeministrit në Itali do të vijojë dhe të shtunën kur do të pritet dhe nga autoritetet lokale të rajonit të Puglias.

Tv Klan