Rama, në kantierin e shtëpive në Fushë-Krujë



Rama, në kantierin e shtëpive në Fushë-Krujë

18:24 12/10/2020

Kryeministri ka inspektuar kantierin e ndërtimit të shtëpive të reja individuale në Fushë-Krujë. Pas përfundimit të infrastrukturës, ka nisur puna për ngritjen e banesave, ndërsa për disa javë nis dhe rindërtimi i pallateve.

Në këtë zonë janë kategorizuar si të pabanueshme 128 shtëpi dhe 15 pallate ndërtimi, me gjithsej 100 apartamente.

Ndërkohë që e gjithë zona prej 10 hektarësh, ku janë planifikuar ndërtimet, do të ketë dhe njësi shërbimi, qendër shëndetësore, si dhe një treg.

Tv Klan







Të ngjashme