“Shqipëria aprovon me forcë qëndrimin e Donald Trump”

Për vrasjen e Gjeneralit iranian, ka reaguar edhe Kryeministri Rama.

Në një postim në Twitter, ai shpreh mbështetjen ndaj SHBA në luftën kundër terrorizmit.

“Si një vend që pak kohë më parë njohu veprimet e padrejta të Iranit kundër botës së lirë dhe u distancua prej saj, Shqipëria nuk ka si të mos aprovojë me forcë qëndrimin e Presidentit amerikan ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit. Ne qëndrojmë të vendosur në krah të SHBA-së dhe shpresojmë që të gjithë ta bëjnë këtë”, shprehet Kryeministri Edi Rama.

Edhe Partia Demokratike ka shprehur të njëjtën mbështetje.

“Vendimi i Presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është një akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes”, shkruhet në postimin e Partisë Demokratike.

Tv Klan