Kryeminsitri Edi Rama ka deklaruar se në mandatin e tretë, Universiteti Teknik i Stambollit do të jetë vetëm “dallëndyshja e parë” e projektit kombëtar të transformimit të Shqipërisë.

Gjatë prezantimit të planit të PS për arsimin, Rama theksoi se arsimi i lartë do t’i ketë dyert të hapura edhe për studentë të huaj nga rajoni apo Europa.

“Universiteti Teknik i Stambollit, një destinacion i famshëm global në arsimin e sotëm në botë për shkencat inxhinierike dhe teknologjinë e lartë do të jetë vetëm dallëndyshja e parë e këtij projekti kombëtar të transformimit të Shqipërisë së kësaj dekade, në një vend ku mund të studiosh në Akademinë Amerikanë të Mbrojtjes, në Akademinë Italianë të Policisë, pa pasur nevojë të largohesh nga Shqipëria. Por duke gjetur këtu disa destinacione prestigjoze ndërkombëtare të arsimit të lartë ku natyrisht dyert do të jenë të hapura edhe për studentë të huaj nga rajoni apo Europa. Ne do të vendosim 10 milionë euro në vit për të stimuluar universitet publike për hapjen dhe ofrimin e programeve të përbashkëta të studimit në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës si dhe do të nxisim, mbështesin dhe financojmë pa rezervë çdo sinergji të plotë mes një univeristeti shqiptar dhe një univeristeti të huaj publik në anglisht”, tha kryeministri.

Rama gjithashtu deklaroi se në mandatin e tretë të PS do të kemi tre kampuse të tjera, atë të Universitetit Bujqësor, të Akademisë së Arteve dhe Akademisë së Sigurisë, duke përfshirë edhe atë Politeknik të Tiranës.

“Kampusi i ri i Universitetit të Tiranës, një qytezë univeristare moderne tanimë i projektuar me një territor prej 28 mijë metra katror në zonën e ‘Qytetit Studeniti’, i penguar, i bllokuar si proces realizimi përkohësisht nga dy godinat e rrënuara nga tërmeti që na detyruan të spostojmë volume financiare të konsiderueshme. Investimi më i madh i tre dekadave në arsimin e lartë do të marrë jetë në mandatin e tretë. Padyshim, do ta përfundojmë më shpejtë kampusin e universitetit bujqësor të Tiranës i cili sot është në kantier si dhe do të nisim ndërtimin e kampusit të Akademisë së Arteve, si dhe atë të Akademisë së Sigurisë duke përfshirë edhe atë politeknik të Tiranës. Duke përshtatur mjedise ekzistuese me nevojat e mëdha të së ardhmës”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se risia tjetër e mandatit të tretë për të rinjtë, do të jetë paketa e inovacionit dhe ekselencës në manifakturë dhe në IT.

“Risia tjetër e mandatit të tretë, bazuar në planin tonë të veprimit 2021-2025, për të rinjtë do të jetë paketa e inovacionit dhe ekselencës në manifakturë dhe në IT, e cila do të ofrojë kualifikime në inovacion, dizajn, marketing, kërkim dhe zhvillim nëpërmjet të mbulimit të kostove 100% nga qeveria. Kosotot do të rimbursohen 50% direkt dhe 50% dysfish i tatimit të zbritshëm ndaj shoqërive ku është i punësuar përfituesi. Qëllimi i kësaj risie është të mbështesë fuqishëm në kushtet e krijuara por në nevojën për mbështeje, kalimin e të gjithë sistemit të manifrakturës shqiptare që njihet si fason, por që ka njohur zhvillime interesante dhe të rëndësishme brenda për brenda në një nivel tjetër. Duke synuar prodhimtarinë Made in Albania si dhe zgjerimin e fidanishteve të teknologjisë digjitale nga ana tjetër. Kemi të rinj të talentuar, të rinj fantastikë që kanë çarë shtigje të paimagjinueshme”, u shpreh Edi Rama./tvklan.al