Rama në Paris, takohet me ish-Presidentin Sarkozy: Privilegj të këshillohem prej tij




Rama në Paris, takohet me ish-Presidentin Sarkozy: Privilegj të këshillohem prej tij

19:45 16/06/2021

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris dhe prej andej ka zbuluar takimin e parë që ka zhvilluar. Në një postim në mediat sociale, Rama shprehet se ka shkuar në shtëpinë e ish-Presidentit të Francës Nikolas Sarkozy.

Kreu i qeverisë shton se këshillohet me Sarkozy për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit, por dhe për zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian.

Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian“, shkruan Rama.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Kryeministrit në Paris dhe axhenda e takimeve./tvklan.al





Të ngjashme