Kryeministri: Sekseri i Çamërisë dhe Greqisë bashkë me listën e Tiranës

Lista e kandidatëve të opozitës në Vlorë ishte shenjestra e radhës e kryeministrit Edi Rama, i cili është i bindur se të zgjedhurit e PD dhe LSI nuk përfaqësojnë qytetarët në qytetin bregdetar.

 “Seksesi i Çamërisë dhe Greqisë kanë vajtur bashkë në listën e Tiranës. E kam thënë edhe më parë, si mundet t’i ofrohet Vlorës Leksua si komandant. Është i njësuar plotësisht me alkoolin, degradimin, shpërfytyrimin e personit publik. Një njeri që si kryetar i KLSH zhvillonte mundje të lira në lokale lart e poshtë.. Kush do qëndrojë këtu dhe do të dëgjojë hallet e njerëzve? Kush? Cili?”, tha Rama.

Ilir Metaj, kandidati i PS në Vlorë u bë shkas që kreu i qeverisë të ironizonte presidentin e Republikës.

 “Ata që janë të lënduar me një familje të shpërbërë si LSI, ne kemi Ilir Metajn e vërtetë këtu. Edhe Ilir Meta i Tiranës Metaj e ka po Meta thotë. Kjo është shaka por është sa gjysma e së vërtetës”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri nuk komentoi vendimin për të përjashtuar kryebashkiakun e Vlorës nga fushata, por dha një mesazh për të gjithë ata të cilët nuk janë pjesë e listës së PS.

 “Në Kuvendin e Shqipërisë, ka dhënë një mesazh të qartë edhe për të tjerë akoma që nuk janë pjesë e kësaj skuadre deputetësh, por pjesë e PS në Vlorë, që këtu ne jemi një skuadër ku pozicionet ndryshojnë, ku secili apo secila bën detyrën sipas pozicionit dhe ku të gjithë bashkë shtymë përpara një progres që në Vlorë është në sytë e të gjithëve”, tha Rama.

Më herët kryeministri Rama ka kërkuar përjashtimin e Dritan Lelit nga PS e Vlorës, pasi ky i fundit nuk pranoi që të linte bashkinë për t’u bërë deputet.

Klan News