Rama nënshkruan marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara



Rama nënshkruan marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara

15:55 26/11/2020

2000 banesa të reja në Durrës dhe investim në port

Një vjetori i  tragjedisë së 26 Nëntorit e gjeti kryeministrin Rama në Abu Dabi, për të nënshkruar së bashku me Ministrin Arben Ahmetaj dy marrëveshje në kuadër të programit të rindërtimit me Emiratet e Bashkuara. Investimi I parë I vjen në ndihmë  familjeve të prekura nga tërmeti në Durrës, banesat e të cilëve do të ndërtohen në zonën e Spitallës.

Rastësia e desh që sot në një vjetorin e tragjedisë së tërmetit të jem këtu në Abu Dabi për firmosur marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës.”

Investimet direkte për turizmin e veçanërisht,  ai për Portin e Durrësit është projekti i dytë që do të marrë udhë,  me nënshkrimin e një tjetër marrëveshjeje me princin e kurorës.

Duke e nisur nga Durrësi ku parashohim një investim të parë të madh për transformimin e portit të mallrave në Durrës në një nga portet më të bukura të Mesdheut. Mirënjohje për këtë mik, për këtë  vend dhe edhe njëherë më të keqen e kemi lënë pas. Më e mira është para nesh”.

Përpara nisjes për në Abu Dabi, përmes një video-mesazhi, Kryeministri ka përkujtuar goditjen tragjike të 26 nëntorit, një ndër situatat më të paprecedentë sipas tij me të cilën u përball vendi.

Rama konsideron si një nga momentet më të rëndësishme ndihmën që vendi ynë mori në konferencën e donatorëve në Bruksel dhe i kërkon në mesazhin e tij të lënduarve nga tërmeti durim, në mënyrë që nga kriza të kthehet në një fillim të ri.

Tv Klan






Të ngjashme