Kryeministri Edi Rama u shpreh se sipas informacioneve që ka deri më tani qeveria nuk do ta vendosë fashën 800 KW/h edhe për muajin Dhjetor.

Ai u shpreh se informacionin e plotë dhe të detajuar do ta japë ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës 2-3 ditët e ardhshme.

“Besoj që edhe këtë muaj në ditën e caktuar, çështje 2-3 ditësh përsëri ministrja e Energjisë do të informojë publikun lidhur me qëndrimin tonë. Besoj se në kushtet kur kemi pasur reshje, asnjëherë të mjaftueshme për hir të së vërtetës, por shumë të mirëseardhura, nuk jemi, të paktën nga informacionet që kam deri tani, në drejtim të vendosjes së fashës për muajin Dhjetor. Megjithatë informacionin e plotë të detajuar dhe zyrtar për publikun do ta japë ministrja”, u shpreh Rama./tvklan.al