Kryeministri Edi Rama është shprehur se ende vendi nuk ka arsye që të mbyllet. Në një konferencë për mediat nga Rinasi, ku bashkë me ministren e Shëndetësisë po presin dozat e vaksinave nga Pfizer.

Kreu i qeverisë tha se ende nuk ka asnjë arsye që vendi të mbyllet pasi shifrat vijojnë të jenë në ekuilibra dhe spitalet funksionojnë sipas skenarëve të përcaktuar më herët. Po ashtu ai tha se tani pritet një pandemi psiqike, pasi problemet e mbylljes janë shumë të mëdha.

Nuk ka arsye përse të mbyllemi. Për 1 mijë e 1 arsye që i kam dëgjuar nga ekspertët tanë dhe nga ekspertë që komunikoj për të mësuar. Gjithmonë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie që është pandemia psikike. Është reale kjo nuk është për të qeshur. Efektet traumatike gjatë gjithë kësaj kohë kohe tek psikika e kësaj dynjaje.

Duhet ta kemi parasysh që kur një vend Evropian që mbyllet nga një kontro evropiane që përgjigjet. Është kollaj të themi hajt ta mbyllim, por pre duhet ta mbyllim. Kur numrat qëndrojnë brenda ekuilibrave dhe në spitale vijon puna me kapacitetet sipas skenarëve nuk ka arsye që të mbyllet. Arsyetimi i Komitetit tonë Teknik është tërësor dhe jo thjesht mekanik e të themi hajde ta mbyllim”, tha Rama./tvklan.al